01 / 01

Sistemi i fshehur i kutive te grilave

Materiali i perdorur per prodhimine kutive te grillave eshte poliuretano espanso, shume i pershtatshem kundra lageshtires. Kutite fshihen brenda murit, dhe kjo perben nje avantazh estetik dhe funksional.
Grilla avolgibile ofrohet ne material plastik ose alumini te dimensioneve te ndryshme, zgjedhja e te cilave detyron llojin e kutise 25-she ose 30-she.
1. Janë duralumin i mbushur me poliuretan
2. Mund të jenë plastike me trashësi 12mm grila
23. Përmasat e elementëve të grilës janë:
4.3 x 8 (garanton gjerësi 2.6m)
4.5 x 9 (garanton gjerësi 2.8m)
5.1 x 13 (garanton gjerësi 3m)
5.5 x 14 (garanton gjerësi 3.2m)

  1. Kutia:

 

Kutia e grilave të ofruara nga “Alupasion” mund të jetë me përmasa 25 dhe 30 cm dhe fshihet brenda në mur. Kutitë 30 cm aplikohen në muret perimetral me trashësi 30 cm  që së bashku me suvatimin arrin 33 cm. Kjo lloj kutie të jep mundësine që të përdorësh element grile me hallkë 55-she plastike ose alumini. Kutia 25 cm aplikohet në muret perimetral me tullë 25 cm. Kjo kuti të jep mundesinë të përdoresh element grile me hallka relativisht më të vogla që do të thotë 43 ose 45-she.

 

Avantazhi i kutisë “Alupasion” është që ajo përbehet prej poliuretan espanso me densitet të lartë, i cili realizon termoizolim shumë të mirë, ka dendësi homogjene në të gjithë masën, qëndrueshmëri dimensionale në kohë dhe gjatë ndryshimeve të temperaturës. Ofron rezistencë të lartë në shtypje dhe është rezistent ndaj thithjes së lagështisë (hidrofob). Veti shumë të mira akustike.

  1. Aksesorët:

 

Aksesorët dhe komponentët përbërës të grilës janë të firmës Staffer lider në Europë në këte fushë. Aksi i kutisë është gjithmonë φ 60 që do të thotë qëndrueshmëri të grilës në gjerësi. Avantazh në aspektin funksional dhe estetik të grilës janë shinat anësore, të cilat vendosen brenda suvasë. Një avantazh tjetër është: jetojnë gjatë, riparohen lehtë.

 

Shoqëria “Alupasion” Sh.p.k është e çertifikuar me standartin ISO 9001:2008 në prodhimin dhe montimin e taparelave dhe kasonetave të fshehura në mur. Gjithashtu dhe në prodhimin dhe montimin e dyerve dhe dritareve.

  • Detaj i prerjes tërthore të grilës në objekt: